Europa ka sot siguri më të madhe energjetike dhe e ka ulur varësinë nga gazi dhe karburantet ruse për nevojat e saj.
“Përpjekjet e [Vladimir] Putinit për të shantazhuar unionin tonë dështuan tërësisht. Përkundrazi, ai na shtyu të kalojmë më shpejt te energjia e gjelbër. Tani është koha të punojmë më ngushtë me anëtarët e ardhshëm të Unionit, siç është Ballkani Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia,” tha të martën presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen (o. von der Leyen).
Presidentja e bëri deklaratën gjatë aktivitetit për 50-vjetorin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Ajo iu referua luftës në Ukrainë dhe si ka ndikuar në planet e BE-së për energjinë.
“1 në 5 njësie energjie që konsumoheshin në Bashkimin Europian vinin nga lëndët djegëse fosile. Sot raporti është 1 në 20. Kemi më shumë energji në tërësi nga burimet e rinovueshme në BE sesa nga Rusia,” u shpreh Fon der Lajen.
Me politikat e reja të BE-së synohet shfrytëzimi më i burimeve fosile të energjisë për të rritur më tej pavarësinë nga shtetet aziatike, si Kina. I pranishëm në aktivitet ishte edhe ministri francez i Ekonomisë, Bruno lë Mer (o. Le Maire).
“Automjetet elektrike, bateritë elektrike ose parqet e erës. Nëse varemi 80% nga Kina për litiumin, kobaltin ose materialet e rralla që gjenden në këto instrumente pa karbon, strategjia kombëtare është efektive dhe eficiente vetëm në kontekstin europian,” shtoi z. Lë Mer.
Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të…
Ndërsa shkencëtarët dhe eksploruesit kanë arritur të zbulojnë dhe dokumentojnë shumë nga misteret e Tokës,…
Në kuadër të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes…
Ishte radha e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar propozimin e deputetit të PS-së, Blendi…
Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që…
Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin…
This website uses cookies.