Fondi i BE dhe integrimi, liderët e Ballkanit Perëndimor takim dy ditor në Malin e Zi
Liderët e rajonit do të mblidhen në një takim dy ditor në Malin e Zi. Kryeministri Rama së bashku me delegacionit do i bashkohen sot këtij takimi pune që do të mbahet në Kotorr dhe ku do të jenë pjesëmarrës krerët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Në fokus të këtij takimi do të jetë koordinimi i punës së vendeve të rajonit drejt rrugëtimit në Bashkimin Evropian.
Gazetarja e RTSH Denada Shkodrani ka raportuar nga Kotorri, se takimi do të përqendrohet gjithashtu edhe te fondi i BE-së prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor që synon të ushqejë ekonomitë e vendeve të rajonit e t’i përgatisë ato në sektorët prioritarë sikurse janë: infrastruktura, energjia, nxitja e investimeve, arsimi e kurrikulat arsimore.
Mbrëmjen e sotme kryeministri i Malit të Zi do të shtrojë një darkë joformale, ku i pranishëm do të jetë dhe O’Brien.
“Kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin e tij do i bashkohet sot takimit të punës, takim 2 ditor që mbahet në Kotor. Do mblidhen krerët e Ballkanit Perëndimor, me përfaqësues të BE.
Krahas Ramës do jetë homologu i tij, mirëpritësi i takimit, kryeministri Spajiç për t’iu bashkuar më pas presidenti Vuçiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Talat Xhaferri, Kryeministri i Kosovës Kurti, Presidentja e Bosnje-Hercegovinës dhe përfaqësuesi i BE komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi, për t’iu bashkuar ditën e nesërme dhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit O’Brien.
Pjesa më e rëndësishme e punimeve të takimit të punës të ministrave të përfaqësuesve të BP do jetë dita e nesërme në mëngjes rreth orës 9:00 dhe pas mesdite ku pritet konferencë për shtyp mes kryeministrit Milojko Spajiç dhe Komisionerit të Zgjerimit”, tha Shkodrani.