Fondi i komunitetit/ Shtohen aplikimet, këtë vit 43 projekte për termoizolim fasade dhe vendosje ashensori

bashkia tirane
43 projekte për veshje me kapote të fasadës dhe vendosje ashensori po mbështeten këtë vit nga fondi i komunitetit.
Administratorët e pallateve, të zgjedhur nga asambleja e banorëve dhe të certifikuar nga bashkia janë ata që kryejnë procedurat, që nga marrja e dakordësisë nga të paktën 75% e banorëve.
Vitin e kaluar, bashkia ka ndryshuar udhëzimin, çka mundëson trajtim të veçantë për disa kategori.
Sipas drejtorit të bashkëpronësisë në bashkinë e Tiranës, këto ndërhyrje shtojnë vlerën e pronës.
Në 7 vite, fondi i komunitetit, me vlerë 100 milion lekë të reja në vit, ka mbështetur 174 projekte.