Fondi saudit për investime publike, 200-300 milionë dollarë do të investohen në Shqipëri

ambasadori saudit

ambasadori saudit

Mbretëria e Arabisë Saudite feston 93 vjetorin e unifikimit të saj. Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në vendin tonë, në një bashkëbisedim me gazetarë foli për transformimin që ka pësuar vendi tij, arritjet ekonomike që e kanë bërë anëtare të G-20, grupimit që bashkon ekonomitë më të mëdha në botë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Duke u ndalur tek lidhja vëllazërore që vendi i tij ka me Shqipëri, ambasadori tha se Fondi Saudit do të mbështesë një sërë investimesh publike në vendin tonë.

Mbretëria vendosi që të eksploroje mundësitë e investimit në Shqipëri me një vlerë që varion midis 200-300 milionë dollarë amerikanë. Është me rëndësi të përmendet gjithashtu se ambasada pret herë pas here investitorë sauditë që vizitojnë Shqipërinë për të eksploruar mundësitë e disponueshme të investimit, vlera e disa prej të cilave arrin në 120 milionë euro. Këto investime do të krijonin padyshim mundësi punësimi për qytetarët shqiptarë dhe do të kontribuonin në mbështetjen e ekonomive të të dy vendeve”, u shpreh ambasadori.

Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, dhe Princi i Kurorës Kryeministri i vendit Mohammed bin Salman ka prezantuar nismën “Vizion 2030” që synon të jetë një udhërrëfyes në rrugëtimin drejt transformimit të Mbretërisë, duke ndërtuar një shoqëri vitale, forcuar ekonominë, por edhe  duke promovuar një qeverisje efikase e transparente që nxit përfshirjen e qytetarëve në sektorin privat.

Sipas ambasadorit turizmi është një nga sektorët që ka njohur rritje. Sa i përket bashkëpunimit në këtë sektor, qeveria shqiptare ka lejuar qytetarët e Mbretërisë që të vizitojnë Shqipërinë pa pasur nevojë për vizë në shumicën e muajve të vitit.

Ndërkohë, Qeveria Saudite vendosi së fundmi të lejojë qytetarët shqiptarë të cilët dëshirojnë të vizitojnë Mbretërinë, të marrin vizë me mbërritjen e tyre në aeroport përgjatë gjithë vitit.

Dëshiroj t’i bëj një ftesë nëpërmjet jush, të gjithë qytetarëve shqiptarë që të vizitojnë Mbretërinë dhe të mësojnë për diversitetin gjeografik dhe mjedisor të saj dhe i siguroj se do të gjejnë një pritje të ngrohtë nga populli saudit, teksa ndajmë të njëjtat vlera të mikpritjes dhe bujarisë siç thotë edhe fjala e urtë shqipe “Shtëpia është e Zotit dhe e mikut“, tha ambasadori.

Pak ditë më parë Ministri Saudit i Drejtësisë vizitoi Shqipërinë, ku nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me homologun shqiptare që synon shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e punës së përbashkët në fushën e drejtësisë. Ministria e Drejtësisë në Mbretëri ka dixhitalizuar 100% të shërbimeve gjyqësore të ofruara.

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë mbulon edhe marrëdhëniet me 3 vende të tjera të rajonit, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.