Forbes: Shqipëria, destinacioni me klimë mesdhetare, ushqim të mirë dhe çmime të arsyeshme

Shqipëria turistike dhe me çmime të lira nuk është më një sekret. Tashmë është prestigjiozja Forbs ka ftuar lexuesit e saj të vizitojnë vendin tonë.

“Vizitoni destinacionin e ri evropian”, shkruan revista e njohur “Forbes“ e cila në artikullin e saj flet për numrin e turistëve që është rritur por edhe për mediat e huaja turistike që kanë rekomanduar Shqipërinë  për plazhet magjepsëse që shtrihen nga deti Adriatik në atë Jon.  

Forbes e konsideron Shqipërinë me një klimë të këndshme, aventura interesante por edhe çmime te arsyeshme.  Alex Ledsom, autor i shkrimit ne “Forbes” shkruan për rivierën shqiptare dhe risjell edhe shkrime apo reportazhe të shume mediave të njohura duke theksuar se prej kohesh Shqipëria ka qenë një destinacion kryesor për pushime verore.

Shqipëria ka qenë prej kohësh një vendstrehim veror për italianët për shkak të plazheve të saj madhështore—ka 296 milje ujore, që shtrihen nga Adriatik në detin Jon. Udhëzuesit turistik e kanë komsideruar Shqipërinë si një vend për t’u vizituar gjatë viteve të fundit, sepse është shumë më i lirë se shumica e fqinjëve evropianë dhe ka kaq shumë hijeshi.

CNTraveler flet për kuzhinën tradicionale fantastike si qengjin e gatuar me rozmarinë dhe levrek të zier me djathë, ndërsa The Times ju fton të provoni tavën e kosit, ku edhe pas tre pjatave të konsumuara dhe një shishe verë , mund të jetë e vështirë të shpenzosh më shumë se 12 dollarë.

Telegrafi mbron kulturën e tij të gjallë të kafeneve në kryeqytetin Tiranë, i cili është shtëpia e një të pestës së popullsisë së saj. Ecni nëpër fshatrat osmane, vendet historike, parqet kombëtare dhe malet të përmendura në mënyrë të famshme në poemën e Lord Bajronit. Ai i krahasoi me dashuri këta banorë malësorë me malësorët skocezë që jetojnë vetëm në një klimë mesdhetare”, shkruan Forbes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.