Forca Detare shqiptare pjesë e stërvitjes “Neptune Strike 23”, Peleshi: Qëllim, zbatimi i ligjit në det
Forca Detare shqiptare është pjesë e stërvitjes “Neptune Strike 23”, mes 20 vendeve aleate të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan në rrjetin social Facebook se kjo stërvitje ka për qëllim zbatimin e ligjshmërisë në det dhe koordinimin e veprimeve gjatë kryerjes së operacioneve të përbashkëta midis vendeve të NATO-s. Po ashtu, ministri bën me dije se pjesë e stërvitjes kanë qenë dhe 3 helikopterë dhe 2 avionë, të cilët mbështesnin nga ajri operacionet speciale të trupave në det dhe ishullin e Sazanit.
“Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj ndërvepruan në detin tonë territorial me aeroplanmbajtësen spanjolle #JuanCarlos dhe fregatën #Numancia.
Pjesë e stërvitjes ishin dhe 3 helikopterë dhe 2 avionë, të cilët mbështesnin nga ajri operacionet speciale të trupave në det dhe ishullin e Sazanit.
#NeptuneStrike23, ka për qëllim zbatimin e ligjshmërisë në det dhe koordinimin e veprimeve gjatë kryerjes së operacioneve të përbashkëta midis vendeve të NATO-s”, shkruan Peleshi.