Forca e dashurisë në fushën e shëndetësisë, mjekja: Mënyra e transmetimit të diagnozës rol kyç
Forca e dashurisë në fushën e shëndetësisë, nga komunikimi i diagnozës e deri tek kurat palliative ishte fokusi i një leksioni të hapur që Departamenti i lëndëve klinike dhe paraklinike në universitetin “Luigj Gurakuqi” organizoi një leksion të hapur me studentë e pedagogë me mjeken e specializuar në psikiatri, profesoreshën e universitetit “Sacro Cuore” në fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë në Romë të Italisë, Paola Argetino.
Studimet kanë treguar që një numër i lartë vetëvrasjesh ndodhin sapo pacientët mësojnë sëmundjen ndaj mënyra e komunikimit të diagnosës ka një rëndësi të madhe.
Të jesh punonjës i sektorit të shëndetësisë duhet mbi të gjitha të jesh i trajnuar psikologjisht, pasi rastet e sëmundjeve të rënda, duan trajtim të specializuar dhe një komunikim të veçantë me pacientin. Ndaj , për bluizat e bardha janë të nevojshme leksione të tilla.