Lajme

Forca të shtuara të KFOR-it sërish në urën e Ibrit

Forca të shtuara të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, u vunë re edhe të mërkurën në urën e Ibrit në Mitrovicë.

Pjesëtarë të misionit i thanë Radios Evropa e Lirë se bëhet fjalë për disa stërvitje.

REL-i kërkoi përgjigje zyrtare nga KFOR-i, por nuk mori.

Ky mision ka prani të përhershme në urën e Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë.

Forca të shtuara ka pasur edhe në fundjavën e kaluar, kur misioni ka konfirmuar se ka kryer disa trajnime.

Këto zhvillime vijnë pak ditë pasi autoritetet e Kosovës kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe në veri.

Policia e Kosovës e rrethon me shirit një objekt në veri të vendit, gjatë një aksioni për mbylljen e komunave paralele serbe, 30 gusht 2024.

Banorët serbë të zonës, prej vitesh, kanë marrë shërbime të ndryshme në to dhe mbyllja e tyre ka shkaktuar reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare kundër Kosovës.

Kjo, përkundër faktit se për shuarjen e këtyre strukturave ka një marrëveshje që është arritur në Bruksel qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj ka ngecur.

Bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, kërkon që të gjitha çështjet që lidhen me situatën në veri, të trajtohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ngjashëm ka kërkuar të trajtohet edhe çështja e hapjes së urës së Ibrit për qarkullimin e makinave, gjë të cilën Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se do ta bëjë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fshati Bardhanjor pa Qendër Shëndetësore – Banorët  apel institucioneve: Të vihet në funksion, është e domosdoshme

Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një…

3 hours ago

Korsitë e biçikletave – Më shumë lehtësi për pedaluesit në Shkodër

Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund…

3 hours ago

Konferenca Ndëruniversitare mbi Turizmin e Qëndrueshëm – Shkëmbim  i ideve  dhe përvojave mes universiteteve të Shqipërisë dhe Kosovës

“Sfidat dhe Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” ishte fokusi i konferencës dy ditore…

3 hours ago

Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të stendës

Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të…

3 hours ago

Denoncime në polici për llogari të rreme në rrjetet sociale, policia: Po punohet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në…

3 hours ago

Arratiset nga burgu i Lezhës i dënuari, policia: Shpërblim 10 mijë euro kush jep informacion

Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i…

3 hours ago

This website uses cookies.