Lajme

“Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare”, Spiropali: Objektivi, në BE brenda 2030

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti fjalën çelëse në konferencën “Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare: Praktikat më të mira për forcimin e llogaridhënies”, nga ku tha se Shqipëria ka shpallur objektiv strategjik kombëtar anëtarësimin në BE brenda vitit 2030.

Për arritjen e këtij objektivi, Kuvendi i Shqipërisë është duke punuar për hartimin e plani të ri strategjik 2025 2030. Mbikëqyrja parlamentare, kontrolli dhe monitorimi i qeverisë dhe institucioneve të pavarura është ndër prioritetet e këtij plani,” tha kryetarja e Parlamentit.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali theksoi se përgjegjshmëria dhe transparenca mbeten ndër vlerat kryesore të Kuvendit të Shqipërisë.

Kryeparlamentarja kujtoi edhe krijimin e dy komisioneve vitin e kaluar nga Kuvendi.

Gjatë vitit tëkaluar, Kuvendi i Shqipërisë ngriti dy komisione të posaçme: komisionin për thellimin e reformave për mirëqeverisje, sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian dhe Komisionin për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit. Ndër qëllimet e ngritjes së këtyre komisioneve është rritja e mbështetjes për qeverinë, institucionet dhe agjencitë shtetërore, si dhe institucionet e pavarura, në mënyrë që arritjet e deritanishme të reformave dhe proceseve integruese të jenë të pakthyeshme, të garantuara dhe të avancojnë më tej,” shpreh kryeparlamentarja.

Spiropali tha se qëndrueshmëria e marrëdhënieve të mira me institucionet e drejtësisë i shërben demokracisë së vendit.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Papa Françesku shfaqet në publik, përshëndet besimtarët në Vatikan

“Të diel të mbarë për të gjithë. Ju falënderoj shumë nga zemra”, ishin këto fjalët…

7 hours ago

Rikthehen reshjet e borës – Akset e hapura, apel për kujdes të shtuar

Jemi në muajin e dytë të pranverës, por duket se dimri e ka të vështirë…

8 hours ago

Rrjetet sociale dhe të rinjtë – Ekspertja Topalli: Duhet më shumë edukim dhe ndërgjegjësim

Pavarësisht mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri, të rinjtë vazhdojnë të gjejnë mënyra për të…

9 hours ago

Fundjava me diell popullon Shëngjinin – Vizitorë të shumtë në zonën turistike, dominojnë shqiptarët e Kosovës

Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm, fundjava e ngrohtë dhe me diell ka rikthyer…

9 hours ago

Protestë për rrugën në Fushë-Milot – Rruga e “Telit” me gjatësi 1.5 km ka degraduar plotësisht, duke penalizuar 1 mijë banorë të zonës

Kjo është gjendja e rrugës së "Telit" që lidh një pjesë të zonës së Fushë-Milotit…

9 hours ago

Leopold Von Ranke në shqip – Antologji e përkthyer nga historiani shkodran, Xherardo Nikjari

Një pjesë e shkrimeve më të rëndësishme të historianit gjerman Leopold Von Ranke janë përmbledhur…

9 hours ago