Formacionet e mundshme/ Bajern Mynih-Inter, Augusto në vend të Dimarkos

Dimarkos

Mungesat e shumta në kampin bavarez i kanë lënë shumë pak mundësi zgjedhjeje Vinsent Kompanisë. Nojer, Upamekano, Dejvis, Ito, Pavloviç, Koman dhe Musiala nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin, belg, i cili ka vetëm dyshime në mbrojtje dhe mesfushë.

Nëse në korsinë e majtë të mbrojtjes do të aktivizohet Stanisivv atëherë Bajerni do të jetë më i kujdesshëm në mbrojtje ndërsa nëse në vend të kroatiti do të zgjidhet Gerrero atëherë vendasit do të kenë zgjedhur një strategji më agresive. Në mesfushë Kimish mund të ketë si partner Palinjën ose Goreckën. Në javët e fundit gjermani ka arritur që të fitojë shumë kredite në sytë e ambientit, i cili i kërkoi që të largohej në fund të sezonit. Edhe në këtë zgjedhje gjithçka varet nga dëshira e Kompanisë dhe mënyrën se si ka përgatitur këtë duel. Nëse aktivizohet Palinja atëherë Bajerni do të jetë disi më i mbuluar në mbrojtje.

Sa i përket miqve nga Milano, Simone Inzagi do të bëjë formacionin pa Dimarkon, i cili do të zëvendësohet nga Karlos Augusto. Italiani është stërvitur individualisht dhe nuk ka mundur që të jetë gati për ndeshjen. Ndërsa në sulm pritet që të aktivizohet dyshja Turam-Martinez  ndërsa në stol alternativa e vetme do të jetë Arnautoviç.   

Bajerni i Mynihut (4-2-3-1): Urbig, Laimer, Dier, Kim, Stanisic/Guerreiro, Kimish, Goretcka, Olize, Myler, Sane, Kejn

Trajner: Vinsent Kompani

Inter (3-5-2): Zomer; Pavard, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanoglu, Mhitarjan, Karlos Augusto; Lautaro Martinez, Thuram

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.