Formacionet e mundshme, De Ligt humb klasiken, Ançeloti ul në stol Krosin

Formacionet e të dy ekipeve sot në mbrëmje do të kenë surpriza pasi dëmtimet dhe zgjedhjet taktike kanë ndikuar teknikët.

Nga njëra anë Tomas Tuhelit i duhet që të improvizojë shumë pasi Matajs De Ligt duket se ka pësuar një dëmtim serioz në ndeshjen përballë Frankfurtit. Pak çaste më parë holandezi ka munguar në stërvitjen e fundit dhe mësohet se përkrah Dajer do të jetë Kim Min Xhe.

Ndërsa sa i përket Karlo Ançelotit mësohet se do të surprizojë duke lënë në stol, Toni Kros. Sipas mediave spanjolle thuhet se italiani ka zgjedhur të luajë në mesfushë me Kamavingën, Çuamenin, Valverden dhe Belingham.

B.Mynih 4-2-3-1: Nojer; Mazraui, Dajër, Kim Min Xhe, Kimish; Laimer, Gorecka; Gerrero, Musiala, Sane; Kejn

R.Madrid 4-4-2: Lunin; Mendi, Naço, Rydiger, Vaskez; Kamavinga, Çuameni, Valverde, Belingam; Rodrigo, Vini Zhunior

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.