Formacioni më i mirë i javës në Abissnet Superiore
Java që lamë pas në Abissnet Superiore prodhoi rezultate interesante, duke konfirmuar edhe një herë se ky sezon do të jetë shumë i luftuar.
Redaksia e RTSH Sport dhe specialistët e emisionit Supergol kanë përzgjedhur formacionin e javës së 10-të të kampionatit. Skema është 3-4-3 dhe trajneri më i mirë i javës është Nevil Dede i Bylisit.
Në portë është Alia i Skëndërbeut. Në mbrojtje janë përzgjedhur Stojanovic, Telushi dhe Xhemajli. Peralta, Papa, Lushkja dhe Mala përbëjnë 4-shen e mesfushës, ndërsa Rashica-Mba-Ze Gomesh është treshja e sulmit.