Sport

Formula 1, edhe 7 vite në Monza

Zgjatet marrëveshja mes Autodromit Kombëtar të Monzës dhe Kampionatit Botëror të Formula 1. Gara në tempullin e shpejtësisë, që ka qenë i pranishëm në botërorin e formula 1 që nga edicioni i parë në 1950, do të vazhdojë të zhvillohet deri në vitin 2031. Marrëveshja e arritur kap vlerën deri në 180 milionë euro.

Formula 1 do të qëndrojë në Autodromin Kombëtar të Monza deri në vitin 2031. Marrëveshja zyrtare u nënshkrua mes palëve për një shifër vjetore që do të rritet për shtatë vitet e ardhshme, prej rreth 180 milionë euro. Nënshkrimi erdhi pas përfundimit të punimeve të modernizimit që Aci kishte ndërmarrë muajt e fundit.

Rikonstruksion ky që përfundoi në kohë rekord. E ndërtuar në vitin 1922, Autodromo Nazionale di Monza ka qenë gjithmonë i pranishëm në Kampionatin Botëror që nga edicioni i parë në 1950, përveç edicionit të vitit 1980 i cili u zhvendos për shkak të punimeve që po bëheshin. Presidenti i Aci dhe nënkryetari i FIA-s, Angelo Sticchi Damiani, tha se ishte “i nderuar që Aci ka marrë përsipër mirëmbajtjen e Çmimit t madh të Monzas në F1 deri në vitin 2031, duke shtuar se bëhet fjalë për qarkun më të vjetër në botë, që pret një garë të Botërorit”.

Duke falenderuar edhe Stefano Domenicalin, presidentin e F1, Daminai shtoi se ishte “i lumtur që e Monza do të vazhdojë të jetë në kalendar edhe për vitet e ardhshme. Ky autodrom është zemra e F1 dhe atmosfera që krijohet në qarkun e tij është unike në botë”.

Pesë pilotë aktualë kanë fituar në Monza në karrierën e tyre: Alonso, Hamilton, Verstappen, Leclerc dhe Gasly. Në botërorin e vitit 2025 të Formula 1, Gara e Çmimit të madh të Italisë, në Monza është planifikuar për t’u zhvilluar fundjavën e 7 shtatorit.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU bllokim importit deri në analizimin e plotë të sasive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…

8 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…

8 hours ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…

8 hours ago

Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…

8 hours ago

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

11 hours ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

12 hours ago