Formula 1, Ferrari jep spektakël në “Albert Park”, Fershtapenin e lënë frenat
Ferrari ka arritur që të përfitojë në maksium nga një problem në veturën e Fershtapen duke realizuar një dopietë të rëndësishme në Çmimin e Madh të Australisë. Gara e kampionit të botës në fuqi zgjati vetëm pesë xhiro pasi frena e rrotës së majtë mori flakë duke e detyruar që të tërhiqet (për herë të fundit Feshtapen kishte bërë diçka të tillë po në Melburn në 2022-in).
Këtë problem të RB-14 e shfrytëzuan mjaft mirë pilotët e Ferrari-t. Sainz, i cili vetëm pak ditë më parë hoqi apandesitin, arriti të kalonte i pari finishin ndërsa pas tij u rendit shoku i skuadrës Lëklerk.
Kjo fitore ishte e treta në karrierë për Sainz ndërsa për shtëpinë automobilistike italiane bëhet fjalë për triumfin e 244-rt. Në Melburn Ferrari kishte plot 20 vite që nuk “skuqte” podin duke marrë vendin e parë dhe të dytë.
Çmimi i Madh i Australisë (Top 10)
- Carlos Sainz (Ferrari)
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Lando Norris (McLaren)
- Oscar Piastri (McLaren)
- Sergio Perez (Red Bull)
- Fernando Alonso (Aston Martin)
- Lance Stroll (Aston Martin)
- Yuki Tsunoda (RB)
- Nico Hulkenberg (Haas)
- Kevin Magnussen (Haas)