Formula 1, Hamilton debuton me Ferrarin: Nuk ndiej presion

Hamilton debuton me Farrarin

Numërimi mbrapsht është drejt fundit: Çmimi i Madh i Australisë po afron, etapa e parë  e Kampionatit Botëror të Formula 1 2025 si dhe debutimi zyrtar me Ferrarin për Lewis Hamilton:

“Nuk e ndjej presionin – thotë britaniku në konferencën për shtyp – e di që mund të sjell rezultate: duhet të mbaj kokën ulur dhe të punoj”.

Kurioziteti për Çmimin e madh të parë të sezonit në Formula 1 është trefishuar të paktën këtë vit. Kjo pasi në Melburn, eventin e parë të vitit 2025, Lewis Hamilton do të debutojë me Ferrari. Pas shumë pritjeve, prezantimeve dhe xhirove të para, bëhet serioze. Në mënyrë të pashmangshme do të ketë presion mbi britanikun, i cili megjithatë tregoi në konferencën për shtyp se është psikologjikisht më se i gatshëm:

“Me kalimin e viteve presioni që i kam bërë vetes ka qenë 10 herë më i madh se ai që më kanë bërë të tjerët. Nuk jam bashkuar me Ferrarin për ta ndjerë: e di se çfarë mund të sjell dhe si ta bëj, ka të bëjë me të mbajtur mendjen të hapur për të ardhur dhe për të punuar këtë fundjavë”, ka thënë mes të tjerash Hamilton.

Sezoni i ri i Formula 1 starton këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Australisë që do të zhvillohet në orën 5 të mëngjesit të së dielës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.