Numërimi mbrapsht është drejt fundit: Çmimi i Madh i Australisë po afron, etapa e parë e Kampionatit Botëror të Formula 1 2025 si dhe debutimi zyrtar me Ferrarin për Lewis Hamilton:
“Nuk e ndjej presionin – thotë britaniku në konferencën për shtyp – e di që mund të sjell rezultate: duhet të mbaj kokën ulur dhe të punoj”.
Kurioziteti për Çmimin e madh të parë të sezonit në Formula 1 është trefishuar të paktën këtë vit. Kjo pasi në Melburn, eventin e parë të vitit 2025, Lewis Hamilton do të debutojë me Ferrari. Pas shumë pritjeve, prezantimeve dhe xhirove të para, bëhet serioze. Në mënyrë të pashmangshme do të ketë presion mbi britanikun, i cili megjithatë tregoi në konferencën për shtyp se është psikologjikisht më se i gatshëm:
“Me kalimin e viteve presioni që i kam bërë vetes ka qenë 10 herë më i madh se ai që më kanë bërë të tjerët. Nuk jam bashkuar me Ferrarin për ta ndjerë: e di se çfarë mund të sjell dhe si ta bëj, ka të bëjë me të mbajtur mendjen të hapur për të ardhur dhe për të punuar këtë fundjavë”, ka thënë mes të tjerash Hamilton.
Sezoni i ri i Formula 1 starton këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Australisë që do të zhvillohet në orën 5 të mëngjesit të së dielës.
Kush janë favoritët për të ngritur trofeun e UEFA Champions League 2024-25? Tashmë kanë mbetur…
Deputeti Dashnor Sula, pak para mbylljes së afatit të depozitimit të listës së kandidatëve për…
Ministri për Evropën Igli Hasani mori pjesë sot në “Konferencën mbi Zgjerimin e BE-së dhe…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për listat e kandidatëve për deputetë për…
Kandidatët e Koalicionit “Djathtas për Zhvillim” për zgjedhjet e 11 majit, do të kandidojnë të…
Pas emisionit të së martës, “Emocionet e pas ndeshjes” me analizën e ndeshjes të Superiores,…
This website uses cookies.