Komisioni i Formula 1 ka miratuar rregullat e reja që do të zbatohen duke filluar nga Kampionati Botëror i 2024.
Ndryshon rendi i ngjarjeve të fundjavës së Sprintit. Kështu të premten do të ketë një sesion të provave të lira dhe kualifikueset e Sprintit. Të shtunën do të zhvillohet Sprinti dhe kualifikueset e Çmimit të Madh. Ndërsa të dielën do të jetë gara. Gjithashtu u zyrtarizuan gjashtë vendet ku do të zhvillohet Sprinti në botërorin 2024, konkretisht Kinë, dy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Austri, Brazil dhe Katar.
Ndër veçoritë e reja është edhe propozimi i rënë dakord për të rritur njësitë e energjisë në katër për çdo pilot për të gjithë sezonin, si në 2024 ashtu edhe në 2025. Përdorimi i DRS do të ndryshojë. Çdo pilot mund ta përdorë atë duke filluar nga 1 xhiro pas nisjes së garës dhe jo nga dy që ishte më parë, ose nga rinisja pas makinës së sigurisë.
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.