Formula 1 f

Formula 1 f

Në janar Komisioni i Formula 1 do të mblidhet për të vlerësuar ndryshimet e mundshme në formatin e 6 sprinteve, që zhvillohen të shtunën. Risitë do të propozohen sërish të moderuara dhe ndoshta do të jenë ndryshe nga ato që janë parë deri tani. Bëhet fjalë për Garat Sprint, të cilat pas prezantimit të parë me 3 të tilla në 2021, konfirmimit në 2022 dhe zgjerimit në 6 gara në 2023, edhe në 2024 do të ketë sërish po 6 Sprinte të shpërndara në kalendar.

Por ajo që zgjon kureshtjen është të kuptojmë se si do të modifikohen pas propozimeve që do të bëjë Komisioni i F1 në mbledhjen e parë të 2024. E sigurt është që do të merren parasysh sugjerimet e marra nga protagonistët kryesorë, pilotët, të cilët nuk i kanë fshehur pritshmëritë për ndryshime. Por edhe sipas të dhënave, organizatorët e Çmimeve të Mëdha që kanë të përfshirë edhe Sprintin, kanë mbetur shumë të kënaqur përsa i përket shtimit të të ardhurave.

Mendimet e pilotëve sigurisht që do të kenë peshë në vendimin përfundimtar. Pilotët duan kryesisht të reduktojnë sesionet e lira të të premtes për t’i dhënë më shumë vëmendje të shtunës dhe të dielës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.