Formula 1 ndryshon përsëri, pikë për 12 vendet e para

Formula 1 është gati të ndryshojë përsëri. Duke nisur nga viti i ardhshëm 12 veturat e para në finish do të kenë mundësi që të grumbullojnë pikë.

Me sistemin aktual marrin pikë dhjetë vendet e para të secilit Çmim të Madh, por në sezonin e ri krerët e Formulës 1 mendojnë që të shpërblejnë më shumë pilotë.

Sipas shtypit britanik edhe nëse Komisioni i Formulës 1 do të kalonte këtë ndryshim, për ta zyrtarizuar do të duhej edhe aprovimi i “World Motor Sport Council” pranë FIA-s.

Ky ndryshim i vjen në ndihmë skuadrave të vogla, të cilat e kanë të vështirë që të marrin pikë. Një shembull i qartë rreth kësaj situate jep edhe sezoni aktual ku të vetmet skuderi, të cilat kanë grumbulluar pikë janë Red Bull, Ferrari, McLaren, Mercedes dhe Aston Martin.

“Edhe pesë skuadrat e fundit të klasifikimit janë pjesë e këtij organizmi, por për ne është e vështirë që të justifikojmë mungesën e pikëve përballë sponsorëve dhe tifozëve tanë”, tha Laurent Mekies, shefi i skuadrës së “Racing Bulls” (ish-AlphaTauri).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.