Categories: LajmeSportFormula 1

Formula 1 në Las Vegas

Las Vegas dhe Formula 1! Njëvendëshet zbresin për herë të tretë këtë vit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas garës së Miami dhe Austin. Por fakti tërheqës është se Formula 1 kthehet në Las Vegas pas më shumë se dyzet vitesh. Edicioni i parë në Las Vegas i dha titullin botëror Nelson Piquet. Ndërkohë, që ky Çmimi i Madh përgatitet të humbasë një rekord të vërtetë, pasi ai ka dhënë gjithmonë titullin kampion bote për pilotë.

Këtë radhë, ky titull është fituar nga Verstapen disa gara më parë. Por gjithsesi Formula 1 dëshiron ta kthejë Çmimin e Madh të Las Vegasit në një xhevahir të këtij sporti. Këtë fundjavë, njëvendëshet zhurmëmëdha do të garojnë në qytetin e lojërave të fatit, mëkatit dhe veseve në një qark që rrethohet nga hotelet dhe kazinotë më emblematike. E shfaqja është e garantuar.

Në nivel logjistik, sfida është e madhe, Las Vegasi i ka paguar Liberty Media 400 milionë dollarë për të zhvilluar këtë garë, e cila do të nisë në orën 7:00 të mëngjesit me orën e Shqipërisë, ndërsa në Amerikë në orën 22.00. Edhe pse Las Vegasi do të përflitet për spektaklin, vetë makinat do të përballen me shumë sfida.

F1 do të jetë e ekspozuar me garën në mbrëmje, me drita, por temperaturat minimale që do të jenë 10-12 gradë Celsius. E gomat nuk janë projektuar për të arritur funksionimin e tyre optimal në këto temperatura. Ekipet do të vuajnë për t’i bërë ata të funksionojnë. Gara do të zhvillohet në një zonë urbane, ku pista ka veçoritë e saj, e makinat do të përballen me të papritura të tjera.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

21 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

22 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

22 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

22 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

22 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

22 hours ago

This website uses cookies.