‘Formula 1’ në Shqipëri, Rama takon presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave
Shqipëria pritet të jetë mikpritëse e ‘Formula 1’ dhe garave të tjera automobilistike ndërkombëtare. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, i cili, të hënën, ka pritur në kryeministri presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA), Mohammed Ben Sulayem.
Në qendër të takimit ka qenë diskutimi për projektin e madh të Automoto Parkut të Elbasanit.
“Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizmit”, shkruan Rama në rrjetin e tij social Facebook.