Forum i hapur mbi lirinë e medias / Pjesë e tij janë 6 universitete nga vendet e Ballkanit Perëndimor
Studentë dhe pedagogë nga 6 universitete të vendeve të rajonit u bënë pjesë e një forumi që vë fokusin në lirinë e medias dhe fuqizimin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesë e forumit u bënë Universitetet e Shkodrës, Novi Sadit, Prishtinës, Malit të Zi, Sarajevës dhe Shkupit.
Rektorja Rajmonda Kçira përshëndeti hapjen e punimeve te këtij forumi dhe foli mbi rëndësinë e tij.
“Liria e fjalës është një parim që mbështet lirinë e individit ose të komunitetit për të artikuluar mendimet dhe idetë e tyre pa frikë nga hakmarrja, censura ose sanksionimi ligjor, prandaj është shumë i rëndësishëm qëllimi që ka ky projekt, i cili synon të forcojë lirinë e fjalës dhe bashkëpunimin në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jam e bindur se duke bashkuar studentët nga vende të ndryshme të Rajonit në një forum të tillë, ky projekt i fuqizon ata dhe i bën të aftë të identifikojnë dhe adresojnë pengesat për lirinë e medias, duke u dhënë atyre një zë të fortë në sferën publike.”
Media sot në Ballkanin Perëndimor përballet me disa problematika që në thelb kanë lirinë.
Forumi do të vijojë punimet e tij për 5 ditë me radhë. Ai synon të kthehet në një zë të fortë mbi lirinë e medias përmes identifikimit të pengesave që e cënojnë atë.