Categories: LajmePolitikë

Forumi i 10-të Ndërkombëtar për Gratë dhe Sigurinë, Koçiu: Gruaja rol të rëndësishëm në stabilitetin e një vendi

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur sot Forumin e 10-të Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile Gratë, Paqja dhe Siguria, me temë “Ndërtimi i paqes në kohë pesimizmi”. Në një sallë e mbushur e gra nga politika e shoqëria civile, kanë theksuar rolin e rëndësishëm që gruaja duhet të ketë në stabilitetin dhe zhvillimin e një vendi.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “grua do të thotë barazi” dhe se roli i tyre është tepër i rëndësishëm në një kohë kur Evropa po përballet me një konflikt të egër, atë të luftës në Ukrainë.

Për ministren Koçiu vendet me nivel më të lartë të barazisë gjinore kanë shumë më pak gjasë që të përdorin forcën për të zgjidhur konfliktet e tyre.

“Në fakt, është vërtetë kënaqësi që të jesh në një sallë të mbushur plot e përplot në shumicë dërrmuese nga gra, nga zonja, nga vajza. Sot, kur vatrat e tmerrit të armëve janë përhapur anembanë e kur Europa është shndërruar në teatrin e konfliktit më të egër që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, rëndësia e solidaritetit është më e rëndësishme se kurrë.Pa dyshim, diskutimet tona në sallën e nderuar të Kuvendit nuk do të ndalojnë tanqet ruse në Ukrainë apo konfliktet e tjera në botë. E gjithashtu, për fat të keq, nuk ekziston një zgjidhje e menjëhershme. Por, ekziston një zgjidhje që kudo ku është zbatuar, ka treguar se funksionon gjithmonë: Ajo është përfshirja e gruas dhe avancimi i barazisë gjinore. Të dhënat e OKB-së tregojnë se marrëveshjet e paqes që ndërtohen me pjesëmarrjen e gruas kanë shumë më tepër gjasë t’i rezistojnë kohës. Të njëjtat të dhëna tregojnë se vendet me nivel më të lartë të barazisë gjinore kanë shumë më pak gjasë që të përdorin forcën për të zgjidhur konfliktet e tyre. Ekziston një korelacion i qartë midis gruas dhe paqes: Një ekuacion që thotë: Gruaja baraz paqe!”, u shpreh ministrja.

Ministrja Koçiu u shpreh se fuqizimi i gruas nuk është vetëm çështje drejtësie, por është një qasje strategjike për çdo shoqëri që dëshiron të lulëzojë në ekonomi, politikë dhe çështjet sociale të çdo komuniteti.

“Shqipëria është midis atyre vendeve që jo vetëm ka ratifikuar rezolutat historike 1325 dhe 2250, por i ka harmonizuar të gjithë ato objektiva në legjislacionin, strategjitë apo Planet tona të Veprimit.  Jo më larg se në dhjetor 2023, ne miratuam Planin e Dytë të Veprimit të Rezolutës 1325 për “Gruan, Paqen dhe Sigurinë”, duke nxitur kështu më tej përfshirjen e gruas në sektorë të dominuar tradicionalisht nga burrat, si siguria, mbrojtja, misionet paqeruajtëse. Përtej politikës, sot kemi më shumë gra se kurrë më parë në Forcat e Armatosura, në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse, në diplomaci, në Policinë e Shtetit, si dhe në nivelet drejtuese në administratë. Më tej, hendeku në pagë mes burrave dhe grave, në sipërmarrje apo në fushat e tjera të jetës shqiptare vijon të ngushtohet. Gjithashtu, Shqipëria ka bërë gjithçka që ka mundur për të promovuar paqen përmes avancimit të barazisë në arenën ndërkombëtare, sidomos përgjatë drejtimit të OSBE-së në vitin 2020 dhe mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit në 2022-2023”, tha Koçiu.

Nismat e ndërmarra nga qeveria janë vlerësuar nga ministrja Koçiu, e cila tha se së bashku me pushtetin vendor po u ofrohet më shumë mbrojtje viktimave të dhunës dhe riintegrimit të tyre në shoqëri.

“Sot kemi mekanizma si Fondi Social, si dhe shërbime me bazë komunitare të shtrira në pushtetin vendor apo të ofruara në bashkëpunim me shoqërinë civile, streha për viktimat e dhunës, mbështetje direkte për riintegrim, punësim, etj. Megjithatë, duhet të bëjmë ende shumë punë dhe ju siguroj se kjo është pikërisht ajo që jemi duke bërë”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

12 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

12 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

13 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

13 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

13 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

13 hours ago

This website uses cookies.