Ushqimi, ndërtimi, turizmi dhe energjia janë këto sektorët e ekonomisë shqiptare të cilët po shihen me interes nga ana e sipërmarrjeve greke.
Forumin e biznesit Shqipëri-Greqi, të organizuar nga Dhomat e Tregtisë dhe industrisë Tiranë dhe Athinë e përshëndeti Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe i cili theksoi roli e vendit fqinj si një model për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Athinë, Sofia Efraimoglou Kounenaki theksoi rolin që luan integrimi i vendit në funksion të bashkëpunimit ekonomik.
“Perspektiva e Shqipërisë në Bashkimin Europin dhe nevojat e e bashkëpunimit rajonal në hapësirën e Ballkanit Perëndimor po krijojnë mundësi të reja midis bizneseve shqiptare dhe greke. Afërsia jonë gjeografike dhe fakti që një numër i madh i qytetareve e njohin gjuhen greke krijojnë një mjedis të frytshëm për shfrytëzimin e këtyre mundësive”, tha ai.
Kreu i Dhomës së Tregtisë Tiranë, NIkolin Jaka u bëri thirrje sipërmarrësve grekë të zgjerojnë investimet e tyre në Shqipëri.
Greqia është një ndër partnerët më të rëndësishëm ekonomik te vendit tonë referuar volumit të shkëmbimeve tregtare, por edhe investimeve direkte.
Bizneset greke ndër vite ka zhvilluar aktivitetin e tyre në industri si telekomunikacioni, bankat, energjia dhe shëndetësia.
Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…
Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…
Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…
Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor. Fluksi i…
Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…
This website uses cookies.