Në ambientet e Universitetit të Shkodrës u zhvillua Forumi i Dialogut Qytetar, i organizuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen dhe Sundimin e Ligjit, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të këtij universiteti.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, deputetja Klotilda Bushka, deklaroi se ky tur konsultimesh, i cili nis nga Shkodra, synon të evidentojë reformat e ndërmarra dhe nevojat për përshpejtimin e procesit të integrimit europian në fushat përkatëse. Ajo theksoi rëndësinë e dialogut me grupet e interesit, duke e cilësuar atë një proces të domosdoshëm për përmirësimin e reformave.
Rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, vlerësoi vendosjen e dialogut me qytetarët mbi çështje të interesit të përgjithshëm si një hap të rëndësishëm për përforcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të ideve mes institucioneve publike dhe shoqërisë civile.
Në forum morën pjesë pedagogë, studentë, përfaqësues të institucioneve vendore të Shkodrës dhe të shoqërisë civile, të cilët shkëmbyen mendime dhe sugjerime mbi cështjet që lidhen me qeverisjen dhe sundimin e ligjit.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur këtë të premte (7 shkurt) në një takim…
“E vizitoj rregullisht atë dhe familjen e tij. E bëj me shumë dëshirë pasi raporti…
I ftohti ekstrem ka një aftësi të jashtëzakonshme për të ruajtur objekte për miliona vjet,…
Qytetarët shqiptarë do të mund të aksesojnë sistemin e drejtësisë, duke gjurmuar ecurinë e çështjeve…
Aleatët e Federatës së Bashkuar kanë zhvilluar të premten (7 shkurt) një mbledhje në kuadër…
Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të premte (7 shkurt) në një takim kokë më…
This website uses cookies.