Forumi i hapur me drejtuesit e arkivave, bashkëpunimi mes vendeve, fokusi i takimit

Një Bashkëpunim më i madh mes institucioneve ishte fokusi në forumin e hapur që u mbajt këtë të enjte (6 qershor) në Tiranë me drejtuesit e arkivave të rajonit dhe më gjerë.

Drejtori i Arkivave në Shqipëri, Ardit Bino vendosi theksin te historia e Shqipërisë teksa tha se nuk mund të shkruhet historia e shqiptarëve pa dokumentat nga arkivat e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës e më tej.

Në Mesdhe, arkivat ruajnë të dhëna historike të rëndësishme. Fatkeqësisht, kemi pengesa për arsye objektive, që ndikojnë në shkëmbimin kulturor mes vendeve tona. Ne kemi përgjegjësi për të bërë përpjekje të tjera për të forcuar bashkëpunimin mes nesh, në përputhje me marrëveshjet dhe konventat. Duke krijuar lidhje mes punonjësve tanë, ne arrijmë të shkëmbejmë përvojat. Ne ndajmë të njëjtat qëllime, jemi të hapur për shqiptarët dhe të huaj. Përpiqemi të ndërtojmë një rrjet me studiues, nga Ballkani, nga Ukraina në Itali, në Turqi,  në Izrael. Jemi përpjekur të bëjmë tekonologjinë mënyrën tonë të të shërbyerit të dokumenteve. Po ashtu, do të çelim Muzeun Arkivor, ku edhe të huajt do të kenë mundësi të krijojnë një këndshikim mbi historinë dhe jetën e shqiptarëve”, tha Bino.

Danijela Mrda, drejtoreshë e Arkivit të Bosnje dhe Hercegovinës tha se arkivat kanë përgjegjësinë jo vetëm për ta ruajtur historinë, por edhe për ta bërë të disponueshme te qytetari.

Ne, arkivat, jemi përgjegjes jo vetëm për ruajtjen e historisë, por edhe për ta ndarë, për ta komunikuar dhe për ta bërë të disponueshme. Për të hapur arkivat për të gjithë qytetarët. Kjo do jetë një ndihmesë për ne, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse ne ende vuajmë nga sëmundjet e të shkuarës”, tha drejtoresha e Arkivit të Bosnje dhe Hercegovinës.

Aktivitetet në kuadër të 75-vjetorit të Arkivit do të vijojnë deri në datën 9 qershor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.