Forumi i Lartë për të Ardhmen e Demokracisë-Zv.kryeministrja e Kosovës vizitë 2 ditore në Lituani

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të udhëtojë këtë të enjte (7 nëntor) drejt Lituanisë, për të marrë pjesë në Forumin e Lartë për të Ardhmen e Demokracisë, që do të mbahet më 7 dhe 8 nëntor 2024 në Vilnius.

Ministrja e Jashtme ka bërë me dije se pjesëmarrja e ministres në këtë forum përfaqëson përkushtimin e Kosovës për avancimin e demokracisë dhe përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike.

Po ashtu, gjatë forumit, ministrja do të vejë theksin te progresi i Kosovës për ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.

Gjatë forumit, ministrja Gërvalla do të theksojë progresin e Kosovës në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror për të mbrojtur demokracinë përballë ndikimeve destabilizuese nga regjimet autokratike“, thuhet në njoftim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.