Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të udhëtojë këtë të enjte (7 nëntor) drejt Lituanisë, për të marrë pjesë në Forumin e Lartë për të Ardhmen e Demokracisë, që do të mbahet më 7 dhe 8 nëntor 2024 në Vilnius.
Ministrja e Jashtme ka bërë me dije se pjesëmarrja e ministres në këtë forum përfaqëson përkushtimin e Kosovës për avancimin e demokracisë dhe përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike.
Po ashtu, gjatë forumit, ministrja do të vejë theksin te progresi i Kosovës për ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.
“Gjatë forumit, ministrja Gërvalla do të theksojë progresin e Kosovës në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror për të mbrojtur demokracinë përballë ndikimeve destabilizuese nga regjimet autokratike“, thuhet në njoftim.
Shtatë fitore nga shtatë në këtë fazë të Ligës së Kampionëve dhe seria pozitive e…
Java e 23-të në Euroligë ka nisur me një ndeshje të zjarrtë teksa Partizani i…
Shumë gola në ditën e shtatë të Champions League. Real Madridi jep spektakël: 5-1 ndaj…
Më shumë se 50,000 njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri…
Qeveria ka miratuar vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë,…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti…
This website uses cookies.