Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po zhvillohet në Prishtinë, ku marrin pjesë 40 shtete të botës. Gjatë fjalës së tij Begaj vuri theksin në rritjen e rolit dhe fuqisë së grave në jetën politike dhe shoqërore të një vendi.
Begaj tha se ka ende shumë për të bërë për fuqizimin e grave dhe vajzave, që nga arsimimi, barazia gjinore dhe forcimi i politikave për integrimin e tyre në rolet vendimmarrëse.
Duke u ndalur në konfliktet që rajoni i Ballkanit i ka pasur të shumta, presidenti Begaj u shpreh se barra më e madhe e këtyre konflikteve është mbajtur nga gratë.
“Mbetet shumë punë për të forcuar gratë dhe barazinë gjinore. Paqja dhe siguria nuk mund të garantohet pa barazinë e plotë të burrave dhe grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes. I rëndësishëm është arsimi për gratë dhe vajzat, investimi për arsimin tyre hap jo vetëm mundësi të reja, por i përgatit për të sfiduar normat dhe tabutë. Nder të flas sot në këtë forum, ky takim është dëshmi e zotimit tonë të përbashkët ndaj paqes dhe sigurisë. Reflektojmë për kontributin e Kosovës për një të ardhme përparimtare, ku roli i grave do jetë themelor. Ballkani ka qenë dëshmitar i konflikteve që kanë lënë shenjë ta paharrueshme në tokat tona, por edhe në zemrat tona dhe gjithmonë do mbetet në kujtesën tonë historike. Ndër ata që kanë mbajtur barrën më të rëndë të këtyre konflikteve janë gratë. Këto konfliktet na shërbejnë si një kujtesë e dhimbshme të çmimit aq të shtrenjtë të paguar veçanërisht të paguar nga gratë. Jemi bërë bashkë për të ritheksuar përkushtimin ndaj bashkëpunimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të nxitur paqen në Ballkanin Perëndimor”, tha Begaj.
Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të zhvillohet në Kosovë më 15-16 prill, ku fokusi do të jetë roli i gruas por edhe dhuna seksuale ndaj tyre gjatë luftës dhe gjenocidit serb.
Mbi 40 liderë, ekspertë, akademikë, gazetarë e përfaqësues te shoqërisë civile janë pjesë e këtij forumi, ku do të ketë edhe një video-adresim të veçantë nga Hillary Clinton, Sekretarja e 67-të e Shtetit të SHBA-ve.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.