Forumi Strategjik i Bledit, gazetarja Shkodrani: E veja e Navalnyt do nderohet me çmim special
Gazetarja Denada Shkodrani ka dhënë detaje mbi Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni. Shkodrani ka bërë me dije se delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama i cili shoqërohet nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe Ministrja kundër Korrupsionit Adea Pirdeni.
Gazetarja sqaroi se Rama do marrë fjalën në panelin e sotëm të nivelit të lartë “ Një botë e realiteteve paralele”, në orën 14:30.
“Delegacioni shqiptar kryesohet nga Edi Rama, i pranishëm dhe ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe Ministrja kundër Korrupsionit Adea Pirdeni.
Rama do marrë fjalën në panelin e liderëve rreth orës 14:30.
Ministri Hasani do I bashkohet panelit të tij “për Evropën e plotë dhe të lirë” gjatë ditës së nesërme, angazhim për integrimin europian”, deklaroi Shkodrani.
Kjo e fundi u shpreh se siguria në botë, çështje humanitare; bashkëpunimi global, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor dhe çështjet e klimës e turizmit, janë disa nga temat që do të diskutohen në këtë forum.
Shkodrani po ashtu deklaroi se Julia Navalnaya, e veja e kundërshtarit të ndjerë të Putinit, Alexei Navalny do të nderohet me një çmim special nga kryeministri slloven.