Foshnjat me tiroide, mjekja endokrinologe: Rrezik nëse zbulohet pas moshës 3-vjeçare, çfarë ndodh

Gjendra tiroide, një prej gjendrave më të mëdha endokrine, luan një rol shumë të rëndësishëm në organizmin e njeriut. Për të folur në lidhje me funksionimin e kësaj gjëndre, problemet me hypetirozës, hipotirozës, patologjinë autoimune, tiroiditin kronik hashimoto, simptomat e tyre dhe trajtimin, e ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”, ishte mjekja endokrinologe Blertina Dyrmishi.

Kjo e fundit ka deklaruar se përsa kohë sëmundjet janë me funksion të kundërt me njëra-tjetrën, dhe simptomat janë të kundërta.

Sa i përket hypetirozës, Dyrmishi u shpreh se shoqërohet me një sërë simptomash, të tilla si: shtim në peshë, lodhje e pazakontë, ndjenjë të ftohti më të shtuar se sa duhet, tendencë për rënie flokësh, etj,.

Ndërsa sa i përket hipotirozës, mjekja u shpreh se shoqërohet me humbje peshe, rrahje të shpeshta të zemrës, ndjenjë nxehtësie më të shtuar se sa duhet, dridhje të duarve, djersitje të pashpjegueshme, tendencë për diarre, zmadhim të syve, etj.

Tiroidja është një nga gjëndrat më të mëdha endokrine që është e vendosur në pjesën e përparme të qafës dhe që ka një rol shumë të rëndësishëm në organizmin tonë.

Fillon që në jetën intrauterine gjatë periudhës së shtatzënisë, në 3 vitet e para të jetës është një nga organet që ndihmon në zhvillimin e trurit dhe merr pjesë në organizmin tonë duke na mundësuar mirëqenien e trupit tonë gjatë gjithë jetës.

Simptomat janë të lidhur me faktin nëse jemi duke folur për një diagnozë së tiroides që quhet hyportiroza apo ulja e funksionit të tiroides, apo një rritje të funksionit të tiroides që ne e quajmë hipertirozë. apo simptoma që janë të lidhur me rritjen e madhësive të tiroides.

Duke qenë se sëmundjet janë me funksion të kundërt me njëra-tjetrën, kuptohet dhe simptomat janë të kundërta”, u shpreh mjekja.

Duke u ndalur me tej te rreziku nga moskurimi, mjekja endokrinologe shpjegoi se lidhet me stadin.

Rrezikshmëria ka lidhje me stadin. Ka një stad në të cilën mund të jenë të heshtura dhe kapet nga ana laboratorike, më pas në varësi të faktit sa e thellë është ulja apo rritja e funksionit deri sa shkon në pikën ku persona me hypertirozë së thellë kërkojnë përgjigje mbi pyetjet se ç ‘është kjo anemi, pse nuk humbas në peshë?

Në rastin e hipertirozës është dhe një nga shkaqet e çrregullimit të ritmit. Frekuencën më të lartë e përbën hypotiroza. Në popullatën adulte shkon deri në 4-8% të rasteve ku patologjia më e shpeshtë është patologjia autoimune, dhe më e shpeshta është tiroiditi kronik hashimoto.

Por disfunksioni mund të vijë edhe për shkak të noduve të tiroides kemi shkuar në hipeortirozë.

Shkaku kryesor qoftë për patologjinë që lidhet me uljen apo rritjen e funksionit, është patologjia autoimune”, sqaroi më tej Dyrmishi.

Mjekja endokrinologe vuri theksin te kontrolli i fëmijëve. Sipas saj, diagnostikimi në kohë, është teje i rëndësishëm për mirëqenien e fëmijëve.

Prindi nëse ka diçka që nuk i pëlqen, duhet bërë një kontroll. E rëndësishme që ne të arrijmë të diagnostikojmë në kohë.

Edhe në rastet e spektrit të autizmit, një nga diagnozat diferenciale është dhe disfunksioni i tiroides që mjekët kanë në konsideratë dhe kërkojnë për ta përjashtuar si një nga shkaqet e problemit të fëmijës”, theksoi ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

12 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

13 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

13 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

13 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

13 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

13 hours ago

This website uses cookies.