Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër sjell në vëmendje një foto të shkrepur 110 vjet më parë nga mjeshtri Kel Marubi. Fotoja e 19 marsit të vitit 1914 tregon qindra shqiptarë të ardhur nga të gjitha krahinat e Shkodrës në oborrin e tretë të kalasë Rozafa, me rastin e ngritjes ceremoniale të flamurit.
Ceremonia u përshëndet atë kohë nga vetë kryetari i bashkisë Shkodër, Muharrem Gjylbegu, i cili bashkë me At Vinçenc Prennushin, një vit më parë e kishin ngritur flamurin në ballkonin e bashkisë, ditën e 28 nëntorit 1913.
Kjo ceremoni u shoqërua me 101 të shtëna topi të vendosur në kodrat e Tepes për të kremtuar sërish aktin simbolik të fitimit të Pavarësisë.
Asokohe veriu i vendit dhe vet Shkodra ishte ende nën presionin e ushtrive serbo-malazeze dhe ky kremtim masiv ishte momenti që më tepër se një ëndërr të bërë realitet, tentonte të rriste ndërgjegjen kombëtare për vështirësinë e ruajtjes së lirisë së fituar.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.