FOTOT- “Logu i Bjeshkëve” për xhubletën, Rama: Hijeshia e saj mbrohet nga UNESCO

Kryeministri Edi Rama ka ndarë të martën në rrjetet sociale fotografi nga xhubleta shqiptare, e cila tani mbrohet edhe nga UNESCO.
Në Malësinë e Madhe tashmë organizohet ngjarja e kthyer në traditë, “Logu i Bjeshkëve”, që bën bashkë artistët, këngëtarët dhe valltarët me fokus promovimiin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Ky aktivitet artistik është një shfaqje unike e folklorit dhe xhubletës.
“Hijeshia e saj mbrohet nga UNESCO, si përkujdesje ndaj kulturës sonë kombëtare me vlera të pasura e të patjetërsueshme”, shkruan Rama.
Xhubleta shqiptare 4 mijëvjeçare u pranua në 28 nëntor 2022 në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit.
Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja për punimin artizanal të xhubletës u dorëzua në UNESCO, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste.







