FOTOT/ Siguria e pushuesve gjatë sezonit turistik, Policia e Shtetit tregon “for…
FOTOT/ Siguria e pushuesve gjatë sezonit turistik, Policia e Shtetit tregon “forcën”
Policia e Shtetit, nëpërmjet një kolazhi fotografik, ka treguar masat që janë marrë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë për turistët dhe pushuesit shqiptar përgjatë sezonit turistik.
Sipas policisë, punonjës të të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit janë të planëzuar dhe po operojnë në zonën bregdetare nga Vlora deri në Sarandë, me qëllim mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023.
“Angazhim maksimal përgjatë këtij sezoni turistik, në të gjitha zonat bregdetare dhe në pikat turistike, për të garantuar rend dhe siguri publike, për turistët, vizitorët dhe pushuesit.”- thuhet në njoftimin e policisë, i cili shoqërohet edhe me disa foto ilustruese.