Categories: BotaLajme

Fqinjët e Sllovakisë rivendosin kontrollet në kufi për shkak të emigracionit ilegal

Republika Çeke dhe Polonia kanë rivendosur kontrollet kufitare me Sllovakinë për të ndalur valën e emigrantëve dhe kontrabandës.

Kontrollet nisin nga e mërkura dhe do të zgjatin për 10 ditë.

Emigracioni i paligjshëm ishte një temë kyç në zgjedhjet e javës së kaluar në Sllovaki, ndërsa Polonia do i mbajë në fund të muajit.

“Kjo është masë e nevojshme për të luftuar me efikasitet grupet që fusin klandestinë në vend dhe emigracionin e paligjshëm,” shkroi të martën ministri i Brendshëm çek, Vit Rakusan.

Homologu i tij polak u shpreh se vendimi për kontrollet kufitare është bërë i nevojshëm, pasi “në javët e fundit kemi kapur 551 emigrantë ilegalë në kufi me Sllovakinë”.

Kontrollet në kufi me Sllovakinë do të jenë rastësore dhe do të aplikohen gjatë gjithë kufirit. Qeveria sllovake ka thënë se do të reagojë me masa kundër Çekisë dhe Polonisë.

Sllovakia ka vërejtur rritje të numrit të klandestinëve, të cilët si destinacion kanë Gjermaninë dhe Europën Perëndimore. Emigrantët janë kryesisht burra të rinj nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, që vijnë nëpërmjet rrugës “ballkanike”, përmes Hungarisë dhe Serbisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

13 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

13 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

14 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

14 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

14 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

14 hours ago

This website uses cookies.