“Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Jo vendimtare, por shumë e rëndësishme. Fitorja të vendos në një pozicion të mirë dhe ky është objektivi ynë, edhe nëse Austria do të mendojë në të njëjtën mënyrë. Ne duhet ta përballojmë këtë ndeshje të parë mirë për të vendosur menjëherë veten në një pozicion komod”.
Këtë e thotë trajneri i Francës, Didier Deschamps, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Austrisë, e vlefshme për ditën e parë të grupit D të Euro 2024. “Nuk ka asnjë trajner të nivelit të lartë që u thotë lojtarëve se nuk është e rëndësishme të fitosh. Ky është një kompeticion, por nuk duhet ta ekzagjerojmë. Ne kemi vëzhguar katër ndeshjet e fundit të Austrisë, kemi një video analizë se me çfarë do të përballemi”.
“E përbashkëta e të gjitha atyre ndeshjeve ishte intensiteti i lojës. Sigurisht, ata kanë cilësi dhe talent, por forca e Austrisë është aftësia për të ushtruar intensitet dhe presion. Dhe ata përdorin mirë vertikalizimin në mënyrën se si luajnë. Kjo është ndeshja e parë dhe ne duhet të jemi të fokusuar”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…
Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…
Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…
Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…
Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…
This website uses cookies.