Franca i kerkon Kines
Kryediplomatja e Francës i bëri thirrje Kinës që të jetë vigjilente dhe të mos i ofrojë mbështetje direkte dhe indirekte Rusisë për luftën ndaj Ukrainës.
Kateron Kolona ( Catherine Colonna) i bëri këto komente gjatë përmbylljes së vizitës së saj në Pekin me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi. Parisi tha se kjo vizitë kishte për synim të përqendrohej në thellimin e këmbimeve mes dy shteteve, por po ashtu do të dominohej në ngjarjet aktuale botërore sikurse konflikti në Ukrainë dhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit. “Ne duam të kemi një dialog të mirëfilltë me Kinën për çështjet globale, por po ashtu edhe për krizat kryesore”, tha Kolona gjatë konferencës për media në Pekin pas takimit me Wang. Ajo tha se Franca “llogarit në vigjilencën” e autoriteteve kineze që të sigurohen që asgjë në Kinë “nuk do të kontribuojë në mënyrë direkte apo indirekte në përpjekjet e luftës ilegale të Rusisë”.
Ndërkaq, Wang tha se Kina “ka raporte normale dhe miqësore” me Rusinë dhe Iranin, por edhe me shumë shtete të tjera. “Sa i përket çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale, Kina gjithmonë ka mbajtur një pozicion objektiv dhe të paanshëm, gjithmonë ka respektuar normat e raporteve ndërkombëtare dhe gjithmonë ka zgjidhur mosmarrëveshjet dhe dallimet përmes dialogut dhe konsultimeve dhe insiston në mbajtjen e paqes botërore dhe stabilitetit”, tha ai.
Por, Kina ka refuzuar që ta dënojë pushtimin rus të Ukrainës dhe ka thelluar bashkëpunimin e saj ekonomik, diplomatik dhe ushtarak me Moskën, që nga nisja e luftës në shkurt të vitit 2022.
Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale të premten, 21 mars u shpreh optimist…
Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e…
Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse…
DashiPikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet…
Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…
This website uses cookies.