Franca i kërkon Kosovës të pezullojë vendimin për heqjen e dinarin
Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës i ka bërë thirrje Kosovës ta pezullojë “menjëherë” vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), i cili autorizon përdorimin e euros si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.
Sipas saj, ky vendim do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë.
“Franca është e shqetësuar nga hyrja në fuqi dje e vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës. Ky vendim, i marrë në mënyrë të ngutshme, do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, i cili kryesisht varet nga pagesat e bëra në dinarin serb nga Serbia”, tha Ministria franceze.
Duke patur parasysh mungesën e zgjidhjeve alternative deri tani, Franca bën thirrje për pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase, në mënyrë që të sigurohet një periudhë e mjaftueshme tranzicioni.
Ministrja i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që autoritetet kosovare ta gjejë një zgjidhje të negociueshme brenda dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për këtë çështje.
Rregullorja e re BQK-së, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në vend, hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e afatit të zbatimit.
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës.