Categories: LajmeRajoni

Franca i kërkon Kosovës të pezullojë vendimin për heqjen e dinarin

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës i ka bërë thirrje Kosovës ta pezullojë “menjëherë” vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), i cili autorizon përdorimin e euros si valutë të vetme për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

Sipas saj, ky vendim do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë.

Franca është e shqetësuar nga hyrja në fuqi dje e vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës. Ky vendim, i marrë në mënyrë të ngutshme, do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, i cili kryesisht varet nga pagesat e bëra në dinarin serb nga Serbia”, tha Ministria franceze.

Duke patur parasysh mungesën e zgjidhjeve alternative deri tani, Franca bën thirrje për pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase, në mënyrë që të sigurohet një periudhë e mjaftueshme tranzicioni.

Ministrja i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që autoritetet kosovare ta gjejë një zgjidhje të negociueshme brenda dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për këtë çështje.

Rregullorja e re BQK-së, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në vend, hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e afatit të zbatimit.

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, dinari serb ka qarkulluar qysh prej pasluftës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

2 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.