Franca kalon Egjiptin, në finale e pret Spanja

Franca është finalistja e dytë e turneut Olimpik. Në Parc Olympique Lyonnais, Les Bleus mundën Egjiptin në gjysmëfinale, duke kompletuar një rikthim të madh në kohën shtesë. Për të vendosur fatin e ndeshjes, pas epërsisë egjiptiane të shënuar nga Saber në minutën e 62-të, ishin golat e Mateta në minutat 83’ dhe 99’, para 3-1 përfundimtar të Olise në minutën e 108-të.
Për Egjiptin, që bëri një paraqitjeje të shkëlqyer, përcaktues ishte përjashtimi i Fayed në minutën e 92-të për kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë.
Franca do të përballet me Spanjën në finale të premten më 9 gusht.