Franca modelon pishtarin e Paris 2024

pishtari Paris 2024

pishtari Paris 2024

Gjashtë tonë çeliku janë shkrirë për të bërë 2000 pishtarët e nevojshëm për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024. Me to u formuan pllaka 0.7 milimetrash që u dërguan në një fabrikë të Normandisë që punon argjendin. Atje u prenë me lazer, salduan dhe montuan nga disa dhjetëra punëtorë, të cilët do të dorëzojnë pishtarët deri në fund të janarit 2024, duke shënuar fundin e një procesi nëntëmujor.

Rezultati është një pishtar me pamje të hollë, me një valëzim që përfaqëson Detin Mesdhe dhe oqeanet nga do të kalojë flaka flaka olimpike, nga Greqia e deri në territoret franceze. Pishtari, i cili është 70 centimetra i lartë dhe peshon 1.5 kilogramë, është i papërshkueshëm nga uji dhe era pasi është projektuar në mënyrë që flaka të mund t’i rezistojë erës që fryn nga 20-60 km në orë.

Për krijimin e 2000 pishtarëve është përdorur çelik i riciklueshëm. Rreth 1500 pishtarë do të përdoren për stafetën olimpike, ndërsa 500 të tjerë do të shkojnë në stafetën e Lojërave Paraolimpike. Do të ketë 11,000 mbajtës të pishtarëve për ta sjellë flakën në destinacionin e saj përfundimtar në Paris.

Flaka e Paris 2024 do të ndizet më 16 prill në Olimpin e Lashtë. Olimpiada e Parisit do të nisë në 26 korrik dhe do të përfundojë në gusht.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.