Franca ndaloi shitjet për shkak të niveleve të rrezatimit, Apple do të përditësojë iPhone 12

Apple planifikon të përditësojë softuerin e iPhone12 për përdoruesit në Francë pasi rregullatorët e vendit urdhëruan ndalimin e  shitjeve për shkak të shqetësimeve të rrezatimit.

Ne do të lëshojmë një përditësim të softuerit për përdoruesit në Francë për t’u përshtatur me protokollin e përdorur nga rregullatorët francezë”, tha një zëdhënës i Apple.

Agjencia Kombëtare e Frekuencave të Francës, ANFR, urdhëroi një tërheqje të menjëhershme të iPhone 12 nga tregu francez, duke thënë se ai tejkaloi kufijtë evropianë të ekspozimit ndaj rrezatimit. ANFR vendosi gjithashtu që për iPhone 12 tashmë në përdorim, Apple duhet të marrë “të gjitha masat e nevojshme korrigjuese për t’i sjellë telefonat në përputhje sa më shpejt të jetë e mundur” ose do të duhet të tërheqë pajisjet.

Apple tha se pezullimi i shitjeve lidhej “me një protokoll specifik testimi të përdorur nga rregullatorët francezë dhe jo një shqetësim sigurie”.

Rregullatori francez po përgatitet të testojë edhe përditësimin, i cili përfundimisht do ta sjellë modelin në përputhje me standardet evropiane të aplikuara në Francë dhe më pas do të lejojë Apple të rifillojë shitjet.

Pezullimi i shitjeve erdhi në të njëjtën ditë që Apple zbuloi iPhone 15 dhe iPhone 15 Pro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

12 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

12 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

12 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

13 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

13 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

13 hours ago

This website uses cookies.