anijeve
Forcat detare franceze kanë filluar të shoqërojnë anijet me interesa franceze që lundrojnë në detin e kuq. Kjo u bë e ditur nga komandanti I marinës franceze admiral Emmanuel Slaars i cili u shpreh ndërkohë që në misionin që iu është ngarkuar, forcat që ai drejton nuk kanë të parashikuar goditjen e drejtpërdrejtë të rebelëve huthi.
Këta rebelë të cilët mbështeten nga Irani dhe kontrollojnë pjesën me të madhe të Jemenit, kanë kohë që shenjtërojnë anijet që kalojnë në detin e kuq për të treguar mbështetjen e tyre për grupin militant Hamas që po lufton me Izraelin në rripin e gazës. Admirali Slaars bëri të ditur se në detin e kuq, Franca po punonte ngushtësisht me një mision patrullimi që drejtohej nga SHBA, por komanda e forcave franceze ishte tërësisht nën kontrollin e Parisit.
Muajin e shkuar, një numër kompanish tregtare nga vende të ndryshme pezulluan lundrimin në detin e kuq, një rrugë e rëndësishme botërore për dërgesat e naftës dhe mallrave të konsumit nga Azia në Europë dhe anasjelltas, pasi anijet e tyre u shënjestruan nga huthit. Kjo bëri që ShBA të ngrinte një operacion shumëkombësh për të mbrojtur mjetet detare.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.