“Franca nuk e ka bllokuar rrugën tuaj drejt BE”, Ambasadorja Francese: Vendi duhet të bëjë përmirësime të mëtejshme
Ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard ishte pranishme në Shkodër ditën e sotme ku gjatë një aktiviteti në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” deklaroi se Shqipëria duhet të bëjë përmirësime të mëtejshme dhe të vazhdueshme sa i përket integrimit në BE. Aktiviteti i zhvilluar ditën e sotme ishte i organizuar nga Aleanca Franceze ku në fokus ishin gërmimet arkeologjike në luginën e Drinit. Pjesë e këtij takimi ishin nxënës dhe pedagogë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.