Franca nuk po shkëlqen në “Euro 2024”

Franca, nënkampionia e botës, favoritja e madhe për të fituar evropianin në Gjermani, e mbylli fazën e grupeve si e dyta, pas Austrisë, me pesë pikë nga nëntë të mundshme dhe mezi shënoi dy gola, madje një me autogol dhe tjetri me penallti. Edhe pse është e vërtetë që qëndrueshmëria në mbrojtje ka qenë evidente, duke pësuar vetëm një gol, ecuria e skuadrës ka ngjallur kritika të mëdha në Francë dhe shifrat shqetësuese të saj nuk krijojnë optimizëm para fazës së 16-shes. Dy golat e Francës në Evropian kanë ardhur nga dy aksione shumë specifike. Në debutimin kundër Austrisë, ishte Wöber, mbrojtësi austriak, ai që devijoi një krosim nga Kylian Mbappé. Në ditën e dytë, ndaj Holandës, rezultati ishte 0-0. Në ndeshjen e fundit, ndaj një Polonie tashmë të eliminuar, vetëm sulmuesi i Real Madridit, nga penalltia, mundi të shënonte. Shifra të dobëta, veçanërisht për një ekip që ka një pasuri të madhe sulmuese. Evropiani në Gjermani ishte turneu i parë në të cilin Franca, me Deschamps në stol, përfundoi e dyta në grup. Tashmë kompeticioni hyn në një fazë më të vështirë dhe Franca duhet të marrë vendimin e saj, por Deschamps ende nuk e jep çelësin. Dhe deri tani paraqitjet dhe shifrat e Francës janë precedentë që nuk flasin shumë mirë për një nga favoritët për të fituar titullin. Menaxhimi i Deschamps, mungesa e efektshmërisë në sulm për Mbappé, mungesa e rrjedhshmërisë në lojë dhe shumë gjëra të tjera do të duhet të përmirësohen deri më 1 korrik, kur në Dyseldorf, luajnë ndeshjen e fazës së 16-shes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.