Franca polemizon me UEFA-n: “Sinjal i keq, asnjë arbitre femër në ‘Euro 2024’”

Nëpërmjet faqeve të të përditshmesh “L’Équipe”, presidenti i Komisionit Federal të Arbitrave Francezë ka ndezur një polemikë në distancë me UEFA-s. Pak ditë pasi u vendosën emrat e arbitrave, të cilët do të vendosin drejtësi në “Gjermani 2024”, Erik Borgini ka polemizuar duke thënë se ishte habitur kur nuk kishte parë në këtë listë arbitren franceze Frapar.

Siç dihet Frapar ka gjykuar ndeshje të nivelit të lartë në vitet e fundit dhe pritshmëritë ishin të larta nga ana e Komisionit Federal të Arbitrave Francezë që ajo të ftohej në Euro 2024.  

“Fakti që nuk është zgjedhur asnjë arbitre për këtë kompeticion nuk është një sinjal i keq, i cili jepet nga UEFA”, tha Borgini. Frapar ishte pjesë e skuadrës së arbitrave në Botërorin e mbajtur në Katar në 2022-in ndërsa UEFA i ka dhënë mundësi që të arbitrojë edhe disa ndeshje në Champions League.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.