Categories: BotaLajmePolitikë

Franca presion Turqisë dhe Hungarisë: Ratifikoni pranimin e Suedisë në NATO

Franca ka ushtruar presion ndaj Turqisë dhe Hungarisë për të ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO .

Gjatë një konference për shtyp, Ministrja e Jashtme e Francës, Katerinë Kolona (Catherine Colonna) shprehu dëshirën për të parë Suedinë në NATO.

Ne do të dëshironim të shihnim Suedinë në NATO dhe do të dëshironim të shihnim Turqinë dhe Hungarinë të zbatojnë angazhimin e tyre,” tha ajo.

Hungaria dhe Turqia hoqën veton ndaj anëtarësimit të Suedisë në Aleancë në korrik, por po vonojnë ratifikimin e anëtarësimit të saj

Kryeministri hungarez Viktor Orbán kohët e fundit vlerësoi se nuk ka “nevojë urgjente” për të ratifikuar pranimin, duke kërkuar “respekt” të parë nga vendi nordik.

Nga ana e tij, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se parlamenti turk nuk do të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO para tetorit.

Erdogan i ka bërë presion Suedisë prej muajsh që të ndërmarrë veprime kundër përdhosjeve të Kuranit që kanë acaruar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Nga ana e saj, Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-s në prill, pas tre dekadash neutraliteti ushtarak dhe në mes të një lufte në Ukrainë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.