Categories: BotaLajme

Franca shkëputet nga aleatët perëndimorë, mbështet vendimin e GJND për urdhërarrestin ndaj Netanjahut

Franca u shkëput nga aleatët e saj perëndimorë dhe shprehu mbështetje për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) pas njoftimit të vendimit të saj për të kërkuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe udhëheqësit e Hamasit.

 “Franca mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë e saj dhe luftën kundër mosndëshkimit në të gjitha situatat”, tha ministria e jashtme franceze.

Paris tha gjithashtu se ka paralajmëruar “për shumë muaj” nevojën për respektim të rreptë me ligjet ndërkombëtare humanitare dhe “në veçanti për nivelin e papranueshëm të viktimave civile në Rripin e Gazës dhe mungesën e aksesit humanitar”.

Lëvizja e Francës shënon një ndarje të madhe midis pozicionit të saj dhe atij të aleatëve të saj perëndimorë, duke përfshirë Britaninë e Madhe , Italinë dhe SHBA-në, ku presidenti Joe Biden e quajti vendimin “të egër”.

Franca ka qenë një nga vendet e pakta perëndimore të gatshme për të marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, duke përfshirë kritikimin e vendimit të SHBA për të vënë veton në rezolutat e armëpushimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që herët dhe duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm./ CNN

RTSH Shkodra

Recent Posts

EURO U-17: Shqipëria nis përgatitjet, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…

12 hours ago

Donatella jep dorëheqjen si drejtore kreative e Versace

Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…

13 hours ago

“Refreni” i Brdaric: Objektiv fitorja! – Ndryshe nga herët e tjera, flet për riparim të defekteve të ndeshjes me Tiranën

Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…

13 hours ago

Letërsia për fëmijë në tkurrje – Bushati: Dominojnë librat e perkthyer, fëmijët pak interes për leximin

Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…

13 hours ago

Censusi i shpendëve – Macaj: Ka patur rritje të ekzemplarëve, ndikim klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…

13 hours ago

Mbledhja e Këshillit të Qarkut – Miratohen unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…

13 hours ago

This website uses cookies.