Francë – 34-vjeçari Gabriel Atal, kryeministri më i ri në historinë e vendit
Presidenti francez Emanuel Makron (o. Emmanuel Macron) emëroi të martën 34-vjeçarin Gabriel Atal (o. Attal) në postin e kryeministrit.
Atali është kryeministri më i ri në historinë moderne franceze dhe zëvendëson Elisabetë Borne (Elisabeth), kryeqeveritaren që një ditë më parë hoqi dorë nga pushteti pas 20 muajsh.
Kryeministri i ri aktualisht është ministër i Arsimit dhe e merr drejtimin e qeverisë franceze në momentin vendimtar para zgjedhjeve të rëndësishme të Parlamentit Evropian në muajin qershor.
Ai ka avancuar shpejt në politikë: dhjetë vjet më parë si këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në vitin 2017 para se të zgjidhej Makroni, ra në syrin e presidentit për cilësitë e tij si debatues. Në vitin 2020 u bë edhe zëdhënës i qeverisë, shkurtimisht si ministër i buxhetit dhe korrikun e kaluar kryesoi Arsimin.
Në majë të qeverisë, Atali pritet të përballë të njëjtat sfida si paraardhësja e tij: opozitën ultradjathtiste e cila po fiton popullaritet dhe mund të fitojë zgjedhjet europiane të qershorit; një Kuvend Kombëtar pa shumicën e sigurt parlamentare. /BBC