Categories: BotaLajmePolitikë

Francë – 34-vjeçari Gabriel Atal, kryeministri më i ri në historinë e vendit

Presidenti francez Emanuel Makron (o. Emmanuel Macron) emëroi të martën 34-vjeçarin Gabriel Atal (o. Attal) në postin e kryeministrit.

Atali është kryeministri më i ri në historinë moderne franceze dhe zëvendëson Elisabetë Borne (Elisabeth), kryeqeveritaren që një ditë më parë hoqi dorë nga pushteti pas 20 muajsh.

Kryeministri i ri aktualisht është ministër i Arsimit dhe e merr drejtimin e qeverisë franceze në momentin vendimtar para zgjedhjeve të rëndësishme të Parlamentit Evropian në muajin qershor.

Ai ka avancuar shpejt në politikë: dhjetë vjet më parë si këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në vitin 2017 para se të zgjidhej Makroni, ra në syrin e presidentit për cilësitë e tij si debatues. Në vitin 2020 u bë edhe zëdhënës i qeverisë, shkurtimisht si ministër i buxhetit dhe korrikun e kaluar kryesoi Arsimin.

Në majë të qeverisë, Atali pritet të përballë të njëjtat sfida si paraardhësja e tij: opozitën ultradjathtiste e cila po fiton popullaritet dhe mund të fitojë zgjedhjet europiane të qershorit; një Kuvend Kombëtar pa shumicën e sigurt parlamentare. /BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

20 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

20 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

20 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

21 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

21 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

21 hours ago

This website uses cookies.